Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon/ Nikos Dendias: Ja sa kilometra katrorë territor marrim

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ditën e sotme,  ka mbrojtur në Parlament projekt-ligjin e qeverisë “Mitsotakis”, për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon.

Ministri Dendias, u ka kërkuar ligjvënësve në Parlament, që ta votojnë këtë projekt-ligj, pasi nëpërmjet tij, Greqia fut në territorin e saj 13 mijë kilometra katror territor të ri, të cilin nuk e kishte më parë.

 “Vetëm përmes këtij projektligji territori i Greqisë zgjerohet me 10 %. Zgjerimi i hapësirës detare në 12 mijë na bën të fitojmë rreth 10,079 kilometra katrorë territor. Nëse nëse kësaj i shtojmë edhe mbylljen e gjireve (vendim i marrë pak ditë më parë nga Greqia sh.r), zgjerimi e tejkalon 13 000 kilometra katrorë. Nëse marrim në konsideratë se totali i territorit tonë është 135 000 kilometra katrorë, atëherë kuptohet edhe rendësia e këtij projektligji.– ka thënë Dendias.

Për çështjen e zgjerimit të shtetit fqinj në detin Jon, Greqia dhe Shqipëria i janë drejtuar gjykatës së Hagës. Lidhur me këtë çështje, kryeministri Edi Rama, ka deklaruar më herët se; mes dy vendeve nuk ekziston një marrëveshje bilaterale dhe për këtë arsye, rruga më e mirë është vendimi i një Gjykate Ndërkombëtare.

Zjarr Tv Ad