Zgjidhen shefat e rinj të shërbimeve spitalore

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë firmosur emrat e rinj, që do të drejtojnë 32 shërbimet që ofrohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Pas më shumë se dy muajsh është bërë publike lista e garës së re të zhvilluar që në nëntor të 2018-ës, por me emra të vjetër. Treçereku i krerëve duket se kanë “zënë rrënjë” në shërbimet përkatëse. Pas tetë vitesh, 24 mjekë do të vijojnë të jenë drejtues shërbimi në QSUT. Kjo është e para gjë që vihet re nga lista fituese (përbri shkrimit), e cila nuk është e plotë për shkak të mosmarrëveshjeve të hasura në konkurs mes mjekëve. Për nëntë raste, zgjidhjen do ta japë Gjykata Administrative. Në fakt, e gjithë procedura për përzgjedhjen e shefave të rinj ka ngjallur jo pak kënaqësi në radhët e mjekëve, të cilët ankohen për një garë fiktive dhe pa transparencë. Shumica e emrave në listë drejtojnë shërbimet përkatëse që prej vitit 2011, kur u përzgjodhën për të parën herë. Atyre u kishte mbaruar afati që në 2016-ën, por konkursi për caktimin e të rinjve, i cili rezultoi veçse një “refresh” i vogël, nuk u mbajt për dy vite rresht, duke e çuar shërbimin e tyre për një afat 8-vjeçar. Prej dy muajsh që nga organizimi i konkursit, shefat aktualë ushtronin veprimtarinë e tyre në paligjshmëri. Ngërçi mësohet të ketë qenë ministrja e Arsimit, Besa Shahini. por jo vetëaty! Seancat gjyqësore duket se do të pasojnë njëra-tjetrën, pasi Komisioni për Vlerësimin e kandidatëve mësohet të ketë përzgjedhur fitues kandidatë pa diplomën e shërbimit përkatës.

TE EMERUARIT

Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme I, Emond Çeliku
• Shërbimi i Urgjencës e Pediatria e Përgjithshme, Numila Kuneshka
• Shërbimi i Pediatrisë Infektive, Gjeorgjina Lito Kule
• Shërbimi i Imazherisë e Mjekësisë Nukl., Durim Çela
• Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit, Ilir Ohri
• Shërbimi i Pediatrisë, specialiteti I, Luljeta Kote Serbo
• Shërbimi i Neurologjisë, Jera Kruja
• Shërbimi i Hipertonisë e Mjekësisë Interne, Mihal Tase
• Shërbimi i Reanimacionit të Pediatrisë, Elmira Kola
• Shërbimi i shërbimit të Kardiologji I, Artan Goda
• Shërbimi i Laboratorit Imunologjik, Genc Sulçebe
• Shërbimi i Laboratorit Klinik Biokimik, Anyla Bylo
• Shërbimi i Djegie Plastikës, Gjergji Belba
• Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës, Anila Babameto
• Shërbimi i Psikiatrisë, Ariel Çomo
• Shërbimi i Alergologjisë, Etleva Loloçi
• Shërbimi i Reumatologjisë, Teuta Baçka
• Shërbimi i Onkohematologjisë, Anila Godo
• Shërbimi i Nefrologjisë, Rezar Xhepa
• Shërbimi i Neurokirurgjisë, Mentor Petrela
• Shërbimi i Hematologjisë, Arben Ivanaj
• Shërbimi i Gastrohepatologjisë, Adriana Babameto
• Shërbimi i Nefrologjisë, Myftar Barbullushi
• Shërbimi i Kardiologjisë, II, Alban Dibra
• Shërbimi i Laboradorit Mikrobiologjik, Andi Koraqi
• Shërbimi i Kirurgjisë Vaskulare, Sokol Xhepa
• Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Najada Çomo
• Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme, Arben Gjata
• Shërbimi i Otorino-laringologjisë, Besim Boçi
• Shërbimi i Okulistikës, Vilma Mema
• Shërbimi i Ped. së Specialiteteve, Paskal Cullufe
• Shërbimi i Laboratorit të Anatomisë, Majlinda Ikonomi

 

 

Zjarr Tv Ad