Në vitin 2013, Michael Schumacher pësoi një aksident në Alpet e Zvicrës, dhe që nga ajo kohë nuk është dhënë asnjë lajm i saktë mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Mirëpo së fundmi Zhan Tod ish shefi i Michel tek Ferrari dhe njëkohësisht njëri nga miqtë e ngushtë, ka dhënë një lajm të gëzueshëm mbi gjendjen shëndetësore të Schumacher.
“ Jam gjithnjë i kujdesshëm me deklaratat, por është e vërtetë.
E pashë garën së bashku me Schumacher në shtëpinë e tij në Zvicër. Michael është në duart më të sigurta, ndërsa ka një përkujdesje të veçantë në shtëpinë e tij.
Ai nuk dorëzohet dhe vazhdon të luftojë. Familja e tij po lufton me sa mundet dhe sigurisht miqësia jonë nuk mund të jetë si më parë. Sepse nuk ka komunikim si më parë. Ai vazhdon të luftojë”, tha Tod.