Zhdekretimi i zgjedhjeve, reagon DASH: Po e shikojmë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Departamenti i Shtetit Amerikan është duke ndjekur zhvillimet më të fundit politike pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të datës 30 qershor dhe vendimit të maxhorancës për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit.

Një zëdhënës i DASH, i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se Departamenti i Shtetit është duke ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe po mban kontakt me aktorët përkatës lidhur me ndikimet ligjore të njoftimit të presidentit.

Departamenti i Shtetit, tha zëdhënësi, do të vazhdojë të ndjekë dhe vlerësojë situatën që është në zhvillim e sipër.

Lidhur me gjendjen politike në Shqipëri, zëdhënësi tha se qëndrimi i Uashingtonit mbetet i njejtë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të shmangin konfrontimet dhe të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive për të ardhmen e Shqipërisë.

Partitë e opozitës, tha zëdhënësi, duhet të gjejnë një rrugë për të hapur dialogun me qeverinë rreth reformës elektorale.

 

 

Zjarr Tv Ad