Zhduken në mënyrë të mistershme 8 marinasit amerikanë

0
39
DJIBOUTI (July 15, 2003) - Lance Cpl. Dale T. Bartholomew fires the special application sniper rifle while Gunnery Sergeant Dean D. Zenoni spots for him. Both Marines are with the 26th Marine Expeditionary Unit's Light Armored Reconnaissance platoon, training on a range in Djibouti, East Africa. Photo by Lance Cpl. Nathan E. Eason, 26 MEU (SOC)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në SHBA, zyrtarët ùshtarakë thanë se kanë përfunduar misionin e kërkim-shpëtimit për shtatë marinsa dhe një marinar që rezultojnë të zhdùkur pas një aksidenti në Kaliforninë Jugore. Mendohet se të tetë ùshtarakët kanë humbur jetën.

“E mora vendimin për t’i dhënë fund misionit të kërkim-shpëtimit me zemër të pikëlluar,” tha në një deklaratë Kolonel Christopher Bronzi. “Përkushtimi i palëkundur i marinsave, marinarëve dhe rojeve bregdetare në përpjekjet e shpëtimit ishte i jashtëzakonshëm,” tha ai.

“Ne do të rikthehemi dhe do të vazhdojmë përpjekjet shterruese për kërkimin e marinsave dhe marinarëve tanë të zhdùkur,” tha Kolonel Bronzi.

Pesëmbëdhjetë marinsa dhe një marinar po merrnin pjesë në një stërvitje rutinë të enjten në brigjet e Ishullit të San Klementes në Kaliforni, kur mjeti i tyre amfib sulmues (AAV) dyshohet se filloi të fuste ujë dhe u mbýt.

Zjarr Tv Ad