Zhduket në Korfuz 35-vjeçari shqiptar, familja vë alarmin

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 35-vjeçar shqiptar, emigrant prej vitesh në Greqi, i identifikuar si Skënder Toska, baba i dy fëmijëve ka humbur gjurmët që prej 1 prillit nga Korfuzi. Sipas policisë greke të Korfuzit 35-vjeçari ka humbur nga zona e Kato Korakiana, ku ai kishte shkuar për të punuar për disa ditë.

Herën e fundit, banorët e kanë parë atë në një dyqan të OPAP, ndërsa sinjali i telefonit celular emetohej nga e njëjta zonë më 5 prill. Ajo që veçanërisht shqetëson të afërmit e tij është një shënim shqetësues që i ka lëne gruas së tij para se të largohet, sipas anikolouli.gr.

Vëllai i tij, nuk përjashton mundësinë e udhëtimit në Itali, pasi ai kishte para dhe pasaportën e tij me vete. Policia greke është në kërkim të tij.

 

 

Zjarr Tv Ad