Zhduket nga radarët avioni i sulmuesit argjentinas

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një avion privat në të cilin udhëtonte sulmuesi i Argjentinës Emiliano Sala është zhdukur nga radari.Avioni që po udhëtonte nga Nante e Francës drejt Kardifit u zhduk nga radari të hënën në mbrëmje.Policia franceze zbuloi se avioni “Piper Malibu” është zhdukur, teksa drejtuesit e Kardifit janë shqetësuar për futbollistin e tyre, i cili vetëm pak ditë më parë arriti akordin për t’u transferuar në Premier Ligë

Kryetari i Kardifit Mehmet Dalman lëshoi një deklaratë: “Ne jemi shumë të shqetësuar nga lajmet e fundit se një avion humbi kontaktin. Ne presim konfirmim para se të mund të themi diçka më tej. Ne jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e Emiliano Sala”.

 

Zjarr Tv Ad