Zhduket pa gjurmë 51 vjeçari/Çfarë thonë familjarët

0
6

Një 51 vjeçar nga fshati Gurrëz rezulton i zhdukur prej disa ditësh. Ai është Mark Daka dhe njoftimin e zhdukjen e tij e ka bërë familja.

Daka prej disa vitesh rezulton me problem të shëndetit mendor.

Ai ka qenë i strehuar tek motra e tij në Lushnje ndërsa mësohet se edhe më herët ka patur episode duke u larguar pa njoftuar.

Të afërmit e tij tregojnë se Policia e Kurbinit menjëherë pas informacionit të zhdukjes së 51- vjeçarit janë  vënë në kërkim, gjithashtu dhe banorët e zonës dhe të afërmit e familjes, por deri tani pa rezultat.