Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 15-vjeçar shqiptar është zhdukur pa lënë gjurmë në Kythira të Greqisë. Adoleshenti Namik A. humbi kontaktet me familjen që prej pasdites të së dielës.
Ishin familjarët e 15-vjeçarit të cilët denoncuan zhdukjen e tij në polici dhe bëjnë apel përmes medias që kushdo që ka informacion, t’i ndihmojë. Ai është i gjatë 1.65 m, i hollë, me flokë ngjyrë kafe dhe sy jeshil.
Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e shqiptarit, duke vënë në dispozicion dhe numrin përkatës të telefonit.