Zhdukja e Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish efektivit, krerët më të lartë të policisë mblidhen në SPAK, çfarë pritet të ndodhë me dosjen

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe përfshirja e ish-efektivit të policisë Jeton Lami ka detyruar krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se takimi është mbajtur gjatë ditëve të fundit në ambinetet e SPAK.

Kur ka kaluar më shumë se nje muaj nga denoncimini familjarëve se kanë humbur kontaktet me Ervis Martinaj, Prokuroria e Kurbinit nuk ka ende asnjë përgjigje për fatin e tij.

Burimet për Fax News bëjnë me dije se, drejtuesit e policisë kane kërkuar qe dosja per zhdukjen e Martinajt të transferohet nga prokuroria e Laçit në prokurorine e Posaçme, por kjo mbetet për tu parë në vijim.

Fax News mëson se Jeton Lami, i arrestuar për shperdorim detyre, si personi që ndihmonte Martinajn të levizte i lirë në kohë që ishte në arrati, është trasportuar nën masa të rrepta sigurie nga Burgu i Shën Kollit në Lezhë, drejt burgut 302 në kryeqytet.

Zjarr Tv Ad