Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetari: Nuk e kanë vrarë, ja ku fshihet

0
333
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zhdukja e Ervis Martinajt ka qenë kryefjala e aktualitetit gjatë muajve të fundit. Në lidhje me zhdukjen e tij ka reaguar edhe gazetari Flamur Vezaj i cili shprehet se Martinaj nuk është rrëmbyer dhe nuk është vrarë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vezaj shkruan se Martinaj është një njeri që nuk ia zë besën askujt dhe se nuk mund të binte kaq lehtë pre e një rrëmbimi.

Më tej, gazetari shton se “mbreti” i lojërave të fatit mund të jetë duke u fshehur në Kosovë, teksa thekson se të gjitha këto skenarë dhe kjo luftë mediative me burime e konspiracion, po bëhën që ai të dalë nga strofulla dhe armiqtë të mund ta gjejnë.

“#Martinaj, akoma besoni qe e kane rrembyer e vrare!???! Ai nuk beson asnje person, as familjaret e tij dhe per kete fakt eshte “vetzhdukur” me shume gjasa ne Kosove! E gjithe kjo lufte ne media, me burime e konspiracion, mendoje se behet qe ai te dal nga strofulla qe “armiqte” ta gjejne! Kaq! Eshte nje intrige e vjeter!!

Nuk eshte Martinaj me i rrezikshmi e me krimineli se ata ndertues biznesmen ne Tirane qe kane kap politikanet Dhe i kane tredhur! Martinaj bente zhurme ku shkonte dhe “urdheronte” tjeret te sulmonin per ate se vet e fshihte doren!

E keshtu ka bere leke edhe me ndihmen e qeverise se atij “non grates” mos harroni! Gjithesesi presim e presim se do te dal se jane shume qe po e kerkojne! Armiqte, familja, ortaket, shoket etj etj!”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad