Zhdukja e “Mbretit të Basteve” Ervis Martinajt, akuza e fortë e xhaxhait: “Ideatori” është Edi Rama!

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dalin detaje të tjera nga historia enigmatike e Ervis Martinajt, i cili u zhduk natën e 9 Gushtit, duke lënë pas një thriller që herë sfumohet dhe herë rikthehet, gjithnjë me emra të njohur të krimit, politikës dhe biznesit. Historia rikthehet në vëmendje për shkak të një interviste që dha xhaxhai i biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinajt.

Faik Martinaj akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama si sponsor politik të rrëmbimit dhe zhdukjes së nipit të tij, duke u shprehur 100% i bindur për akuzat. Sipas tij zhdukja e Ervis Martinajt nuk ishte thjesht përplasje mes bandash, por një ekzekutim i organizuar nga nivelet e larta të politikës dhe të biznesit, në shërbim të të cilëve u vunë 6 banda.
Gjatë një interviste në Report Tv me gazetaren Odeta Dume, Faik Martinaj e quajti Edi Ramën ‘organizator’, ‘ideator’ dhe ‘iniciator’ të vrasjes së Ervis Martinajt.

Në emisionin në Report TV, gazetarja fillimisht transmetoi një prononcim të shkurtër me telefon të Faik Martinajt, në të cilin ai tha se për zhdukjen e nipit të tij u bënë bashkë 6 grupe kriminale me mbështetjen e qeverisë.

“Në datën 9 gusht në 7 e 23 minuta pati mesazhin e fundit. Ato ishin 6 banda të lidhura me qeverinë me mbështetje politike kundërshtare. Kaq është e vërteta”, dëgjohet të thotë në këtë prononcim xhaxhai i Ervis Martinajt.
Pas kësaj, gazetarja e telefonon direkt nga studio dhe Faik Martinaj tha se vrasja e nipit të tij nuk është kryer nga dora e hasmit. ‘Hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën’ tha ai, duke bërë dallimin për vrasjet mes bandave.

Një tjetër moment ku familja Martinaj i bazon akuzat ndaj kryeministrit është një thirrje që Edi Rama e ka bërë në miting gjatë fushatës së kaluar, kur thotë se ‘ia dimë targat një drejtori të basteve’.
‘Edi Rama na e ka dhënë mesazhin që në fushatën e vitit të kaluar, që i ka thënë se ‘i them atij drejtorit të basteve’ dmth që atëherë na ka kërcënuar, se ‘ia dimë targën e makinës’ e kështu dmth. Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut’ shprehet Martinaj.

Faik Martinaj tha se policia nuk ka asnjë mundësi të zbardhë të vërtetën, pasi është e kapur nga politika, por kërkesa që i bëjnë kryeministrit është që t’ua kthejë xhenazen e Ervis Martinajt, që ai të ketë një varr.

Zjarr Tv Ad