Zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt/ Familjarët: Në këtë histori është edhe Indrit Dokle! Çfarë deklaroi i dyshuari

0
107
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zhdukja e Ervis Martinajt është e mbuluar plot mistere, ndërsa grupi hetimor po mbledh prova për të zbardhur të vërtetën.

Ndërsa Policia është në kërkim të autorëve të mundshëm të rrëmbimit dhe zhdukjes së tij, një ndër këto dyshime lidhet edhe me hasmëritë që Ervis Martinaj, kishte krijuar kohë pas kohe.

Në dosjen hetimore të publikuar në emisionin “Në Shënjestër” në News24, xhaxhai i Ervis Martinajt thotë se në këtë histori i përfshirë është edhe Indrit Dokle.

FAIK MARTINAJ, xhaxhai i Ervis Martinaj

“Unë dyshoj se zhdukja e nipit tim Ervis Martinaj ka lidhje me grupe kriminale dhe individë që i ka përfshirë Nuredin Dumani. Në këtë histori është edhe Indrit Dokle, i cili mund te ketë organizuar gjithçka lidhur me zhdukjen e nipit”.

Mbështetur në dëshmitë e familjarëve dhe të akuzave që ata ngritën, grupi hetues mori në pyetje edhe Indrit Doklen.

Personi që sikundër del edhe në dëshminë e Nuredin Dumanit, ka qenë objektiv i shënjestrës së Ervis Martinaj.

Por Dokle, ashtu siç pritej, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen e zhdukjes së Ervis Martinaj.

INDRIT DOKLE

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj”.

Sipas dosjes hetimore të siguruar ‘Në Shënjestër’, shfaqja e fundit publike e Martinaj, daton të jetë më 9 gusht në Tiranë, në ambientet e një qendre tregtare pranë Zogut të Zi.

Vetëm disa ditë pasi ai ishte parë të lëvizte i lirë në Durrës.

Ndërkohë që nga data 9 gusht, koha kur ai shfaqet në Tiranë dhe deri më 10 gusht që përkon me kallëzimin për zhdukjen e tij, nuk ka asnjë provë të ekzistencës së tij.

Për fatin e një personazhi jo të zakontë, por për atë, të të ashtëquajturit Mbreti shqiptar i ‘Lojërave të Fatit’, ‘mbretit’, të cilin tashmë të gjithë janë vënë në kërkim, të etur për të ditur fundin e tij, për të cilin tanimë, që nga data 11 gusht 2022, ka të regjistruar edhe një vepër penale për rrëmbim personi.

Zjarr Tv Ad