Zhdukja misterioze e Vis Martinajt, gazetari nxjerr provën që është gjallë dhe….

0
738
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjashtë muaj pas zhdukjes pa adresë të biznesmenit Ervis Martinaj, prokuroria e Posaçme SPAK, ka sekuestruar 34 pasuri që dyshohet se posedoheshin prej tij apo familjarëve.

Gazetari i Ora News Elton Qyno deklaroi se bëhet fjalë për pasuri të cilat Martinaj i kishte kamufluar përmes familjarëve apo rrjetit të tij shoqëror.

“Gjykata ka vendosur sekuestro preventive e shtrirë më tepër te familjarët dhe rrethit shoqëror të Martinaj dhe jo pasuritë që ai i ka pasur në mënyrë të plotë.

Janë pasuri që i ka kamufluar te persona të dytë apo të tretë.

Ligji antimafia është vënë duke zbatuar një nga akuzat për të cilën Martinaj akuzohet nga SPAK që prej 17 majit 2021, akuzë që ka të bëjë me grupin e strukturuar kriminal.

Jo më larg se dy javë raportuam për sekuestrim të pasurive të Florenc Çapaj“.

Qyno thotë se SPAK po e heton si një person të gjallë.

“Mbaroi ultimatumi 100 ditor i kryeministrit dhe nuk keni një version zyrtar për fatin e Ervis Martinaj“- thotë Qyno.

Zjarr Tv Ad