Analisti Artur Zheji ka komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe situatën në PD, ku tha se i qëndron asaj që grupi i PD-së që nuk e njeh z. Berisha, nuk do shkojë i thirrur, por do pretendojë të ketë një procedurë, një formë bashkimi me identitet.
Komenti i Zhejit:
“Berisha nuk kthehet më në pension. Do ndahen. Do vijë 2023, do shikohet se cila copë do marrë më shumë. Do ketë o ikje tek copa e Berishës, o ikje tek copa nga PD-ja. Sukses që Berisha të dorëhiqet nga sfida më duket e pabesueshme.
Situata sizmik në PD vijon të jetë turbulente. Nuk mendoj se deklarata e z. Berisha ndihmon në këtë gjë. Ai tha që çdo deputet është i thirrur, dmth le të vijë, dera është e hapur. Të gjithë eksponentët e Foltores nëpër studiot televizive i bëjnë jehonë kësaj esence. Dera është e hapur, do ketë dashamirësi. Për të përforcuar frazën e parë ai thotë nuk ka dy grupe parlamentare, pra ka vetëm një grup, është grupi që drejton ai. Pra, nuk njeh ekzistencën e palëve. Kanë akoma iluzione se do ketë një grup identitar që është ky grupi që reziston në mënyrë iluzive.
Nuk tha Lulzim brava, por Lulzim Basha. Tha plaçkë tregu, me ngjyrën e marazit që atij nuk i tretet kollaj. Thënë kjo, unë i qëndroj asaj që në qoftë se grupi i PD-së që nuk e njeh z. Berisha, por që ekziston, që ka z. Alibeaj të komanduar kryetar, nuk do shkojë i thirrur, por do pretendojë të ketë një procedurë, një formë bashkimi me identiteti, ose do ketë ndarje. Ai nuk është gati të japë dorëheqjen që të bashkojë partinë.”-shprehet Zheji.