Zheji: “Erdogan është politikan i zgjuar dhe e di çfarë i duhet Ramës”

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lidhur me vizitën e presidentit turk Erdogan në Shqipëri, analisti Artur Zheji u shpreh se të gjithë pritjen e sotme e sheh si një feedback elektoral, ndërsa thotëse kostoja e imazhit që paguan Shqipëria është shumë më e lartë.

Deklarata e Zhejit:

‘S’ka gëzim më të madh për Beogradin se sa të shohë një ftohje të Tiranës me Prishtinës. Por gjithë kjo pritje dhe ky hyjnëzim i Erdogan kur sheh të gjithë ato apartamente shteti shqiptari thotë faleminderit. Por në pikëpamjen e ngushtë të dhuratës ne duam një sebep për të treguar dhe dhënë dimensione internacionale, është e gjitha një feedback elektoral i tij dhe jemi gati të vendosim emblemën turke si shpëtimtar të Shqipërisë. Erdogan është politikan i zgjuar dhe i di çfarë i duhet Ramës. Në doktrinën Erdogan aty ku ka qenë perandoria turke aty ka rikthim të zonës së influencës turke. Ne kemi qenë një vend i 300 katedraleve, flas nga pjesa ilire, post ilire Dardania. Kemi qenë vend i krahasuar me Venedikun. Pra kemi pasur një tjetër fizionomi, ne nuk u iluminuam, por ne u pushtuam. Ti jap oksigjen të vazhdojë për konsum elektoral të brendshëm është i pakëndshëm. Në zemrën e Kurbinin tani kemi të shfaqje. Kostoja e imazhit që paguan Shqipëria është shumë më e lartë’, tha ai.

Zjarr Tv Ad