Reagime të shumta ka pasur që prej shpalljes së vendimit të kryetarit të PD Lulzim Basha për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve. Duke filluar që prej analistëve dhe politikanëve të ndryshëm e deri tek ambasada e SHBA-së në Tiranë e kanë konsideruar këtë vendim si të papranueshëm dhe absurd pasi nuk duhej të merrej vetëm nga 1 person. Ndër të shumtat reagime kanë qenë prej familjes së Berishës, ku dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi i doli në krah, gjithashtu edhe analistë të tjerë e kanë konsideuar si një vendim që dëmton PD-në.
Debate të shumta ka pasur brenda selisë së PD-së mbrëmjen e djeshme pasi Basha shpalli vendimin e tij. Deputetët e zgjedhur janë shprehur kundër tij pasi për vendimin e marrë nuk ishte konsultuar me ta. Ndërsa Ambasada amerikane në reagimin e bërë e konsideroi këtë si një vendim që i hap rrugë bashkëpunimit më të ngushtë me Partinë Demokratike.
Mes reagimeve të shumta të bëra, janë edhe ato nga ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe ish deputeti Lefter Maliqi, të cilët në shkrimet e tyre kanë dalë hapur kundër vendimit të marrë nga Lulzim Basha.
“Zhgënjim…
****
Lulzim Basha, që harxhoi vendimin e jetës së Tij politike, me një njeri të vetlarguar nga partia që prej 8 vitesh, nuk ka më as jë shanc të bindë njeri t’i shkojë nga prapa.
Sot kanë përfundimisht të drejtë të gjithë ata që na thoshin se Luli nuk bën për këtë punë. Luli ka humbur tashmë mbështetje të një shumice të madhe votuesish që duan ndryshim. Sinqerisht, unë vetë sot mendoj se është më mirë Rama aty ku është sesa të mbaj shpresë tek Luli, që krijon debat me partinë e vet për një të vetlarguar në fund të fundit… Vaj hallin ç’mund të bëjë ky ndaj atyre që duan të zhvillohen në karrierë..!” shkruan në reagimin e tij, Ylli Manjani. Gjithashtu mbështetjen e tij për Berishën e ka shprehur edhe ish deputeti Lefter Maliqi i cili e konsideroi Berishën si burrë shteti që kishte bërë shumë për vendin.
“Sot me shume se kurre jam ne mbeshtetje te Liderit Berisha,burre shteti,premtimet i beri realitet. Liberalizoi vizat me BE,futi vendin ne Nato,beri rrugen e kombit, rriti pensionet e pagat,beri mijera km rruge e plot ndryshime kudo.Pazarit te Roskovecit ne 2017 i doli boja. Koha te ringrejme opoziten deri ne mposhtjen e kesaj marrveshje qe ka cuar nga humbja ne humbje opoziten. Kapja e institucioneve dhe e opozites duhet te marr fund shpejt”– shkruan në reagimin e tij, Lefter Maliqi.