Zhiti: Nuk po lëmë një Shqipëri më të mirë për brezin e ardhshëm, duhet të çlirohemi nga kjo gjendje

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në rubrikën “Një grusht libra” në emision “Ora e Betit” nga Beti Njuma, shkrimtari Visar Zhiti u shpreh se nuk po i lihet një Shqipëri më e mirë brezit të ardhshëm.

Beti Njuma: Teksa po firmosnit libra në Panairin e Librit iu afrua një politikan dhe i thatë se librat dhe letërsia që po bëjmë është më e mirë se Shqipëria që keni krijuar.

Zhiti: Ashtu më erdhi në ato momente. Nuk po lëmë tek brezi i ardhshëm atë që Shqipëri që do të donim, por vetë fakti i zbulimit të saj është vetëqortimi dhe ky i fundit është shpresë. Kur e di se në çfarë gjendje je, ka shpresë se mund të bëhet diçka. Duhet çliruar nga kjo gjendje.

Zhiti foli edhe për periudhën e komunizmit duke thënë se në atë kohë edhe fëmijët rriteshin me kulturën e vrasjes dhe dhunës, duke shtuar se Shqipëria vuajti shumë nga sistemi i kaluar.

“Fëmijët u rritur me kulturën e vrasjes dhe dhunës. Mungoi Pinoku në një farë mënyre, Hamleti i fëmijëve, por erdhi vrasësi në skenë. Në këtë mënyrë kam qëmtuar realitetin mendoj, nuk besoj se i kam krijuar. Më vonë është personazh Nënë Tereza dhe Safaet Butka.

Brezi që erdhi pas fitimtarëve, ishte i palumtur dhe u fitua një robëri e re. Shqipëria e vuajti shumë dhe dukej se nuk po çlirohej nga ky makth. Nëse e kam arritur të dëshmoj me letërsi, kjo për mua është hakmarrja më e bukur dhe që të mëson. E vërtetë që mungoi drejtësia”, tha ai.

Zjarr Tv Ad