Zhupa: 4 vjet propagandë, shkolla ‘Eco Campus’ në Sarandë ende jashtë funksionit

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar nga Saranda mbylljen për të dytin vit radhazi të shkollës Eco Campus.

Deklarata e deputetes Ina Zhupa: 

Ndodhem në qytetin e Sarandës!

Mbrapa meje është godina e cila e kam denoncuar për të dytin vit radhazi.

Ekokampusi, një godinë e ngritur me taksat e qytetarëve të Sarandës dhe Shqipërisë, e cila do të duhej të funksiononte si shkollë.

Edhe vjet kam ardhur dhe kam bërë denoncimin si një godinë jo funksionale dhe me vënien në funksionim të kësaj, do të kishim shmangur mësimin me turne për të gjithë nxënësit e qytetit të Sarandës.

Ja kam parashtruar ministres Kushi në komision, dhe ajo më tha në tetorin e kaluar, se shumë shpejt do të vihej në punë, sepse ishte gati.

Në fakt, kaloi 1 vit dhe ne po hymë në tetorin e vitit 2022 dhe siç e shikoni është thjeshtë një godinë e mbyllur në të cilën as nuk punohet dhe as nuk parashikohet që të hapet për nxënësit e Sarandës.

Pra, investime që rrinë kot, para të hedhura kot dhe mësimi bëhet turne në shkolla pa standarde dhe arsimi shqiptar është në ditën e vet më të zezë.

Erdha pikërisht për të ua treguar sepse propaganda ua fsheh të vërtetën. Propaganda ju tregon pamje me nxënës të lumtur dhe me standarde që nuk ekzistojnë në Shqipëri.

Arsimi është në rrezik, nxënësit e Sarandës nuk e meritojnë të arsimohen në shkolla pa standarde dhe me turne, por dhe gjithë nxënësit e Shqipërisë, nuk e meritojnë këtë arsim që kemi sot.

Faleminderit!

Zjarr Tv Ad