Zhupa : Harta e re gjyqësore me probleme, nuk është në shërbim të qytetarëve!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në fjalën e saj në Kuvend deputetja e PD, Ina Zhupa komentoi edhe hartën e re gjyqësore.  Zhupa theksoi se kjo hartë e re gjyqësore nuk është aspak në shërbim të qytetarëve.

“ Harta e re gjyqësore ka një mijë e një probleme. Qarku i Vlorës që unë përfaqësoj dua të merrem sot. Mjafton të shikoni hartën për të kuptuar që Lushnja është skaji më verior i krijuar nga harta e re gjyqësore. Nuk po i hy fare a duhet të kishim më shumë gjykata apo jo…Por qendra i bie të jetë Vlora që ka të njëjtën largësi distance dhe përfitojnë të gjithë qytetarët. Duke zgjedhur Lushnjen , imagjinoni Permeti që shkon në Lushnje. Dua të theksoj që Vlora ka gjithë mundësinë, ka godinën gati në standarde europiane. Duhet të bëni një reformë të hartë gjyqësore që i shërben qytetarëve”, tha Zhupa.

Zjarr Tv Ad