Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një video që tregon pse Rama nuk është i besueshëm as në përballimin e pasojave të tërmetit
‘Deklaratat e Ramës tregojnë qartë që ai nuk ka idenë, nuk ka një plan edhe nuk ka asnjë përgjegjësi për ato që thotë në lidhje me rindërtimin pas termeteve.
Duke e nisur që nga termeti i Korçes, ai ju deklaroj banorëve që brenda verës do zgjidhej me banesa të reja dhe në vjeshtë do hynin në shtepitë e reja. Asgjë nuk ka ndodhur, sot 6 muaj mbrapa atij tërmeti. I ka mashtruar banorët e Korces.
Po ashtu ndryshon deklaratat për paratë që nevojiten për rindërtimin. Në parlament deklaron se mund ti bejmë me parate tona, në Turqi deklaron qe nuk i bëjmë dot me parate tona na duhen ndihma. Është i gatshëm të sakrifikoj cdo para të qytetarëve, gjelin e festave të pensionistëve, shpërblimet e administrates, rrogat e mësuesve dhe policeve por nuk pranon të preki asnjë qindarkë nga milionat e eurove te oligarkëve.
Ndiqni videon për të kuptuar se jemi përballe një kryeministri qe nuk di se cfare flet dhe nuk ka vullnetin të bëj me të mirën për shqiptarët.-shkruan Zhupa.