Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Rinis lundrimi në Kanalin e Suezit.
Lajmi konfirmohet nga autoriteti që kontrollon zonën. Ekipet e shpëtimit arritën të lirojnë anijen e kontejnerëve Ever Given, e cila peshon më shumë se 200 mijë tonë dhe kishte bllokuar Kanalin, një nga arteriet më të rëndësishme tregtare në botë për gjashtë ditë.
Të ndihmuar nga batica, një flotilje mjetesh lundruese arritën të tërhiqnin anijen e tonazhit të lartë nga rëra buzë kanalit.
Prej ditës së martë, anija llokoi plotësisht rrjedhën ujore me gjerësi rreth 300 metra, një nga më të ngarkuarit në botë.
Kanali i Suezit, afërsisht 190 km i gjatë, përbën rreth 10% të tregtisë ndërkombëtare detare dhe çdo ditë që mbyllet shkakton vonesa dhe kosto të konsiderueshme.