Zhvillimet brenda PD/ “Dorëheqja e Bashës me hile, duhej të largohej me ekipin e tij”, Biberaj: Ja cili është “krimi” i tij më i madh, deklarata e Alibeajt ishte skandaloze

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar Aleksander Biberaj, anëtar i Këshillit Kombëtar i PD, i cili ka folur në lidhje me zhvillimet më të fundit në kampin blu, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar.

Biberaj tha se zgjedhjet e 6 marsit, treguan se kush është mazhorancë brenda Partisë Demokratike.

Biberaj e cilësoi doreheqjen e Bashës të pasinqertë dhe me hile, dhe shtoi se ai duhet të dorëhiqej së bashku edhe me ata të cilët e mbështesin brenda PD, duke e cilësuar si ekipin e tij.

Po ashtu Biberaj e cilësoi skandaloze deklaratën e nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, tashmë kryetar i komanduar i PD se zgjedhjet për kreun e ri do të mbahen pas zgjedhjeve lokale.

Pjesë nga intervista:

Do shkohet drejt një zgjidhje, kanë ndidhur disa zhvillime, jo Kuvendi në 11 dhe 18 dhjetor por zgjedhjet e 6 marsit e kanë treguar që kush është mazhorancë brenda PD, si nje themelues i PD është se duhet të bashkohemi të gjithë që të bëhet rotacion politik.

Dorëheqja e Bashës? E prisnit?

Duhet të ndodhte se pas 6 marsit nuk kishte rrugë tjetër vec doreheqjes, me erdhi keq që e beri me hile dhe pa sinqeritet, Basha nuk u bë asbjëherë lideër.

I ka dhënë një kosto PD, Shqiperisë dhe shqiptarëve. Opozita është gjysma e demokracisë, sa kohe nuk punon opozita mazhoranca krijon anarki, nuk respekton kushtetutën, kishte një lidership të dështuar të Bashës. Nuk duhet të bojkotonim reformën territoriale, pas saj rrodhën pasoja negative për opozitën, nuk ishte doreheqje e parevokusheme, cikli politik i Bashës ka përfunduar.

Unë shpresoj që sa më shpejt ta kuptojnë që të mos bëhen marionete e Bashës dhe Ramës ato tre kokrra që e mbështesin. Nuk mundet që pas një krize të tillë t’ia delegoj më pas nënkryeatrit, cdo kryetar duhet tërhiqet me ekip. Ne e kemi mbështetur Bashën, kemi dashur ta bëjmë kryeministër.

Ka bërë një ekip dhe ne i kemi dhënë besimin, po duhet te terhiqej edhe me ekipin. Nuk kishte burrëri në këtë vendimarrje. Skandaloze është deklarata e Alibeaj që do zgjidhet kryetari pas zgjedhjeve lokale, që do të thote ti japim një palë zgjedhje të tjera Ramës, duhet të fillojë urgjentisht procesi i reformimit të PD.

Ti hapte rrugë reformimit të PD. E ka lënë litarin jashtë.

Krimi më i madh që ka bërë është se ka lënë Edi Ramën në qeverisje, qeverit me banda, qeverisje orgjirash. As socialistët nuk janë të kënaqur. E urren popullin e vet, anti-kombëtare. Krimi më i madh është që ka lënë Edi Ramën në pushtet. Ia kam thënë në zyrë Bashës.

Zjarr Tv Ad