Zhvillimet në PD, Arian Çani komenton dorëheqjet e bujshme, zbulon lëvizjen e paparalajmëruar që do të bëjë Sali Berisha së shpejti: Sa më shumë të zgjasë kriza, aq…

0
814
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Arian Çani nuk e sheh si zgjidhje për PD-në largimin njëherazi të Bashës dhe Berishës, duke theksuar se duhet pranuar sistemi i votës. Çani tha: “Largimi i të dyve zgjidhje? Sigurisht që jo. Nëse jemi brenda këtij sistemi, do pranojmë sistemin e votës. Jam dakord me Benin se gjithçka që thotë Açka, janë thjesht dëshira që politika nuk i njeh. Janë budalliqe. Berisha ishte në punë të vetë, e detyruan të kthehet në politikë, në PD. Berisha sot është fitues brenda të djathtës. Problemi është Basha çdo bëjë, kjo është pikëpyetja, a do ta lejojnë të rrijë atje”.

Çani thekson se deputetët që po i dalin kundër Bashës e kuptojnë se duhet të braktisin anijen sa s’është vonë, pasi në të kundërt elektorati do t’i braktisë fare.

Në politikë gabimi është njerëzor. Vetëm budallenjtë nuk ndryshojnë mendim në jetë, në politikë aq më shumë akoma. Këta kuptuan që mbështetja që i dhanë Bashën, atë moment menduan se ia dhanë SHBA-ve, por 6 marsi trego që s’janë Zoti, tani kuptojnë një gjë se duhet të braktisin anijen e Bashës sa s’është vonë, nuk ka problem sa qesharak mund të duken. Nëse nuk e bëjnë në 2025-ën do ngelen pa gjë, sepse elektorati do t’i braktisi fare

Analisti tha se shoqëria nuk duhet të shqetësohet nëse Basha duhet të ikë nga drejtimi i PD ose jo, sepse tanimë ai përfaqëson një minorancë të vogël.

6 marsi tregoi që sado firo të ketë pasur Berisha, ai doli sipër Bashës. Është si një biznes, ç’të duhet logo e një biznesi që ka falimentuar. Pse shoqëria duhet të shqetësohet a do ikë Basha, ai është përfaqësues i një minorancë të vogël. Unë them sa më shumë të zgjasë kriza në PD, aq më shumë shoqëria do ngrihet në protestë se keni lënë vakum. Unë besoj se Berisha me të vetët tentojnë një 8 janar tjetër të mos e bëjnë më me lajmërim.

Zjarr Tv Ad