Zhvillimet në PD, zyrtari amerikan në selinë blu, takim me Bashën

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.ambasadori Amerikan në Tiranë Demian Smith në orën 13:00 ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike ku ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha. Ky takim vjen pas tensioneve që u zhvilluan pak më parë në selinë bli dhe gjithashtu dy ditë para protestës të thirrur nga Sali Berisha.

Takimi i kryedemokratit me zyrtarin Smith ka zgjatiur për më shumë se 1 orë, ndërsa Smith është përcjellë nga dera e pasme e selisë nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, pa dhënë asnjë deklaratë për mediet.

Nuk dihet ende për çfarë kanë biseduar, por theksojmë se ky takim vjen në një kohë kur situata në PD vijon të jetë e tensionuar, pasi grupi i Rithemelimit i la afat Bashës deri në 5 Janar për të liruar zyrën dhe dorëzuar detyrën.

Më herët gjatë ditës së sotme në selinë blu shkuan mbështetësit e Berishës dhe disa të rinj të FPRD për të hyrë në seli, por dyert ishin të mbyllura. Kjo është dita e dytë që përfaqësuesit e Komisionit të Rithemelimit shkojnë në PD dhe hasen me dyert e mbyllura.

Zjarr Tv Ad