“Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt e ardhshëm Italinë, Greqinë dhe Hungarinë në samitin e “Ballkanit të hapur”. Sepse kemi kuptuar që për tregtarët duhet të ketë më pak pengesa edhe kur mbërrijnë në BE, nuk mjafton vetëm tregtia e lirë me rajonin.
Do të kontaktojmë me vendet e BE-së dhe do të përpiqemi që ta bëjmë bashkë tregun e përbashkët rajonal me tregun e përbashkët europian”. Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama dje në Samitin e “Open Balkan” që u zhvillua në Tiranë ka bërë jehonë në mediat greke.
“Zougla” shkruan se “Garancinë se nisma “Ballkani i Hapur” nuk synon të ringjallë Jugosllavinë e tha kryeministri shqiptar Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të saj, ndërsa i bëri thirrje Greqisë, Italisë dhe Hungarisë që të marrin pjesë në të”.
Në takimin mes liderëve, të tre kërkuan përkushtimin e vendeve të tjera të rajonit, përkatësisht Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, që deri tani kanë refuzuar pjesëmarrjen në këtë nismë.
Më tej, media greke i jep hapësirë edhe situatës politike në Shqipëri pas protestës së Sali Berishës kundër “Open Balkan”. “Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua një ditë pas protestave në Tiranë, të thirrura nga ish-kryeministri, ish-presidenti tashmë person “non grata” në SHBA, Sali Berisha. Duke iu përgjigjur nismës, një grup protestuesish dogjën flamurin serb”.
Ndërkohë që shtypi gjerman e shikon me optimizëm marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për lëvizjen e lirë të njerëzve, bizneseve dhe shërbimeve. “Një perspektivë për Ballkanin” e cilëson gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung