Zhvillohet sot “Maratona 2021”, marrin pjesë mijëra qytetarë, ja cilat rrugë do të jenë të bllokuara në kryeqytet

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot do të zhvillohet edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021. Në këtë garë pritet të marrin pjesë rreth 2500 vrapues nga vende të ndryshme të botës.

Që vrapuesit të kenë vendin e lirë për vrapuar do të ketë edhe kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 07:00 do vijojë deri në 17:00.

Rrugët që do të bllokohen janë sheshi Nënë Tereza, bulevardi “Dëshmorët e Kombi”, rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “Dëshmorët e Kombit”, “Bajram Curri”, “e Elbasanit”,“George Ë. Bush”, “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, bulevard “i Ri”, rruga Ded Gjo Luli”, rruga “ e Durrësit”, rruga “e Kavajes”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” bulevardi “Bajram Curri” rruga “Ibrahim Rugova”.

Të lira për të lëvizur do të jenë mjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit.

Zjarr Tv Ad