Zhytësi përfundon në gojën e balenës

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Momenti i pabesueshëm kur zhytësi gëllitet në gojën e një balene të madhe tashmë është fotografuar. Ekipi i zhytësve kishin shkuar për të dokumentuar lëvizjen e sardeleve kur zhvillimet marrin një tjetër kthesë në brigjet e Port Elizabeth Harbour në lindje të Cape Town, (Afrika Jugore) Papritur drejtuesi i këtij ekipi, Rainer Schimpft, 51 vjeç u gjend në gojën e madhe të baleens Skuadra ishte rreth 25 milje larg bregut kur deti nisi të përkeqësohej dhe në moment Schimf e pa veten në gojën e balenës së madhe. Në një intervistë për Tv Bracroft Schimpf tha se po përpiqej të filmonte një peshkaqen kur në një moment gjithçka rreth tij u bë e zezë dhe ndjeu kapjen nga balena.

“Ndjeja presionin dhe nuk kishe kohë për frikë në një situatë të tillë të duhet vetëm instikti. Asnjëherë nuk mund të jesh i parapërgatitur për një ngjarje të tillë, si kjo e të gjendurit në gojën e balenës. Mbajtja frymën. Gjithçka ishte e zezë brenda.

Një koleg i tij, mbajti kameran të fokusuar për të filmuar momentin e tmerrshëm. Schimpf arriti të shpëtonte dhe të iktenga goja e balenës për të mbërritur i palënduar në anijen ku ndodhej skuadra e tij. Balenat Bryde që janë të gjata rreth 12 metra gjenden kryesisht në Oqeanin Paqësor, Indian dhe Atlantik. Ata kanë ngjyrë ngri dhe mund të zhyten deri në 300 metra thellësi.

Zjarr Tv Ad