Zidane, 6 kushtet që rikthyen francezin në Madrid

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zinedine Zidane rikthehet tek Real Madrid pas 9 muajsh, 8 ditësh dhe 2 shkarkimesh(Lopetegui dhe Solari) por për të bindur francezin nuk ishte aspak e lehtë, sipas mediave spanjolle kanë qenë jo pak por 6 kushte që presidenti Perez është i gatshëm t’ia plotësojë:

1-Zidane i ka kërkuar të jetë ai menaxheri i merkatos dhe të ketë autonomi totale mbi ekipin, pa pasur asnjë ndërhyrje nga drejtuesit e klubit.

2-Kush duhet të largohet? Gareth Bale i pari, të njëjtin fat pritet të ketë edhe Karim Benzema dhe pse pak kohë më parë Perez u shpreh si Benzema është sulmuesi më i mirë në botë. Zidane dëshiron vetëm një portier titullarë, i duhet të zgjedh një ndërmjet Navas dhe Courtois.

3-Marcelo dhe Isco qëndrojnë- Të dy u lan në stol nga Solari, ishin shumë pranë largimit por si braziliani ashtu edhe spanjolli janë në qendër të projektit të Zidane.

4-Neymar? Jo faleminderit- Prej kohësh është folur për një kalim të brazilianit në Madrid, Zidane është kundër këtij transferimi.

5-James Rodrigues? Rikthimi i tij në Madrid tashmë është i pamundur, ishte pikërisht Zidane ai që e largojë.

6-Goditje të mëdha- Ëndrra e Zidane është Kylian Mbappe. Nuk do të jetë aspak e lehtë por ai do ta provojë. Emri i dytë është ai i përhershmi, Eden Hazard.

Zjarr Tv Ad