Zidane mendon për PSG-në: Nuk i intereson kush mungon, ndeshje emocionuese për të gjithë

0
4

Pas duelit në distancë për sigurimin e shërbimeve të Neymar Jr, Reali i Madridit dhe Paris Saint Germain janë gati për tu sfiduar në fushë.

Takimi mes tyre është programuar për tu luajtur mbrëmjen e 18 gushtit, por trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka nisur të mendojë që sot për atë 90 minutësh.

Në një konferencë për shtyp dhënë ditën e sotme, Zizu tha se skuadra e tij duhet të jetë e kujdesshme ndaj klubit francez.

“Është një ekip që do të jetë konkurrues, pavarësisht kush mungon. Është një skuadër e madhe, siç themi ne dhe forca e tyre pritet të jetë mjaft e madhe. Në të njëjtën kohë është një lojë emocionuese, jashtëzakonisht interesante për tu luajtur. Është ndeshja jonë e parë në Ligën e Kampionëve dhe do të jetë në transfertë. Kur kjo ndeshje të luhet, do të jetë diçka e shkëlqyeshme për të gjithë “.-deklaroi shkurtimisht ish-mesfushori francez.

Për këtë duel, PSG mendohet se nuk do të ketë të gatshëm dy sulmuesit, Edinson Cavani dhe Kylian Mbappé. Bashkë me kampionët francez dhe Realin e Madridit, në grupin A të Champions League janë edhe Galatasaray e Club Brugge