Zinedine Zidane ka postuar në mesazh prekës për vdekjen e vëllait të tij të madh.
Farid u nda nga jeta pas një beteje me kancerin.
Prej disa kohës ai luftonte me sëmundjes por u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare të shtunën.
Dhe trajneri publikoi një foto me Farid në Instagram me një mesazh të përzemërt drejtuar të vëllait.
“Gjithmonë më tregove rrugën. Ti ishe i ndershëm, bujar dhe guximtar. Ti i dojë të tjerët dhe ata të donin ty. Gjithmonë do jem shumë krenarë për ty. Përgjithmonë do mbetesh në zemrën time,”-shkroi Zidane.
Los Blancos njoftoi të premten e kaluar se francezi kishte lënë stërvitjen e ekipit para sezonit në Kanada për arsye familjare.
Ekipi u trajnua nga trajneri asistent David Bettoni.
Gjithashtu djali i Zidane, Luka mori leje nga stërvitja. Sipas raportimeve, Farid vdiq i rrethuar nga familjarët dhe se Zidane arriti të kthehej në kohë për të qëndruar pranë vëllait të tij.