Zihen 2 adoleshentë në Pogradec, plagoset me mjet prerës 16-vjeçari

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zënkë mes 2 adoleshentëve ku ka mbetur i palgosur njëri prej tyre ka ndodhur sot në Pogradec.

 

Pas një konflikti të çastit L.S ka dëmtuar me mjet prerës R. T., 16 vjeç, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti të çastit bashkëmoshatarin e tij, falë reagimit të shpejtë të policisë kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 16.09.2020, rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1,  gjatë një konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të policisë u bë i mundur kapja, ndalimi dhe shoqërimi drejt Komisariatit i autorit të dyshuar të ngjarjes, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad