Zingraf: Të çojmë përpara agjendën e reformave, integrimi në BE ta udhëheq Shqipërinë si një yll polar

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi ka theksuar edhe njëherë se Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt BE-së.

Për ambasadorin, mbetet një pikë kyç vazhdimi i reformave me vendosmëri, duke e theksuar se Integrimi Evropian duhet të na udhëheq si një yll polar.

Gjithashtu gjatë këtij takimi ambasadori ka përshëndetur edhe rikthimin e opozitës në parlament, teksa ka theksuar se nga ata pret një bashkëpunim me maxhorancën për reformat e rëndësishme, si ajo zgjedhore dhe vijimi i reformës në drejtësi.

Ambasadori Peter Zingraf zhvilloi sot takimin e tij të parë të punës me një nga anëtarët e qeverise se re, me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Objekt i bisedës ishte ndër të tjera një vlerësim i bashkëpunimit bilateral policor në luftën kundër krimit të organizuar si dhe një shkëmbim rreth refugjatëve afganë që Shqipëria ka strehuar. Ambasadori Zingraf: Unë përgëzoj qeverinë e re të drejtuar nga Kryeministri Rama dhe i uroj asaj gjithë të mirat në punën e mëtejshme për reformat. Unë përshëndes kthimin e opozitës në parlament dhe falenderoj Presidentin e Republikës dhe të gjitha institucionet shtetërore të përfshira për tranzicionin e shpejtë.

Ambasadori theksoi në bisedë me Ministrin Çuçi se nuk ka kohë për të humbur, se agjenda e reformave duhet çuar përpara me vendosmëri dhe se integrimi në BE duhet të udhëheqë dukshëm si një yll polar. Për shumicën e cilësuar në parlament që nevojitet në fusha të rëndësishme si p.sh. reforma zgjedhore dhe vijimi i reformës në drejtësi do të jetë i nevojshëm një bashkëpunim konstruktiv i shumicës dhe opozitës. Vizita e Kancelares Gjermane në Tiranë bëri dhe njëherë të qartë se Gjermania vijon të mbështesë dhe shoqërojë me vendosmëri rrugën e Shqipërisë dhe rajonit drejt BE-së”, shkruan ambasada gjermane në Tiranë.

Zjarr Tv Ad