Zingraf: Zgjatja e Vettingut, një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE!

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf ka përshëndetur vendimin e Kuvendit, ku 118 deputetët votuan pro zgjatjes së mandatit për organet e Vettingut deri në vitin 2024.

Diplomati gejrman shkruan se me këtë vendim, parlamenti tregoi qartë vullnetin për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE. Diplomati e cilëson votimin si një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Postimi i Peter Zingraf:

Parlamenti shqiptar ka shprehur sot në mënyrë të qartë vullnetin e tij për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE. Përgëzoj të gjithë deputetët, që votuan për vijimin dhe përmbylljen e procesit të verifikimit të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, e kësisoj për reformën në drejtësi dhe shtetin ligjor. Përshëndes faktin që pjesë të opozitës parlamentare mundësuan këtë vendim me shumicë të cilësuar, duke e mbështetur atë në mënyrë konstruktive. Kjo është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.“

Zjarr Tv Ad