Zjarr masiv në luginën e përroit të Kasharajt në Lushnje

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej dy orësh një zjarr masiv ka përfshirë luginën e përroit të Kasharajt në Lushnje.

Zjarri ka djegur bimësinë e egër në shtratin e përroit.

Flakët kanë përfshirë edhe plantacione me drufrutorë.

Dy zjarrfikëse të Lushnjes po punojnë për shuarjen e flakëve, por zjarri favorizohet nga era e fortë.

Policia së bashku me banorët e zonës po ndihmojnë për shuarjen e flakëve.

 

Zjarr Tv Ad