Zjarr në mes të Tiranës rrezikohen banesat e qytetarëve

0
23

Banorët e zonës së Laprakës, më konkretisht në rrugën “Vangjel Tote” janë në panik për shkak se i është vënë flaka disa shkurreve dhe pranë zjarrit ndodhet një kabinë e tensionit të lartë. Flakët nuk janë shuar ende, ndërsa zjarrfikëset janë telefonuar por nuk reagojnë për këtë ngjarje. Banorët ankohen se është mbytur vendi në tym dhe ndihen të rrezikuar. Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al duket se në vendngjarje ka mbërritur policia, por është e paqartë nëse ka njoftuar zjarrfikëset që të shkojnë me urgjencë për të shuar flakët. Kujtojmë se pak ditë më parë teksa vendi ishte nën flakë pasi nga veriu në jug pyjet ishin pushtuar nga zjarret, ishin reshjet e shiut që bënë të mundur shuarjen e vatrave, ndërsa me përmirësimin e kushteve atmosferike, fenomeni është rikthyer sërish. Gjatë fundjavës ka pasur vatra aktive në disa zona të jugut, më konkretisht në zonën e Ksamilit në Sarandë.