Zjarr në një pallat në Tiranë, digjet 60-vjeçari, asfiksohen dy persona të tjerë

0
168
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr ka përfshirë  një apartament në Tiranë, ku për pasojë  një 60-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të dhëna nga unfirmat blu, zjarri ka rënë rreth 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Por nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi Lulëzim Canaj, rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri dhe sipas dëshmitarëve ishte invalid.

Bëhet me dije se flakët kanë nisur nga banesa e 60-vjeçarit i cili  jetonte i vetëm dhe vuante nga një sëmundje e rëndë, e për shkak të mjekimeve kishte pamundësi fizike për të lëvizur.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit por paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.

Zjarr Tv Ad