Zjarr në një pallat në Unazën e Re/ Digjen disa makina, evakuohen banorët

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parkingu i një pallati në zonën e Unazës së Re është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se si pasojë e zjarrit janë djegur disa mjete.

Sakaq policia në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Mësohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ku një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë flakën makinës së tij, duke djegur dhe një makinë tjetër që ndodhej pranë saj. Në vendngjarje kanë shkuar 4 makina zjarrfikëse dhe 20 forca, që bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë aktualisht po bëhet edhe ajrosja e ambienteve të pallatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të incidentit.

Njoftimi i policise

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2023, në Unazë të Re, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Zjarr Tv Ad