Zjarr në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit në luftë me flakët

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin me pisha në afërsi të fshatit Xhuxhë të njësisë administrative Fan, bashkia Mirditë. Zjarri vazhdon të jetë me përmasa të mëdha me një shtrirje rreth 200 ha dhe era e fortë e bën situatën më të vështirë. Zjarri është në lartësi malore në terren të thyer, ku është shumë e vështirë ndërhyrja me forca dhe mjete.

Nga forcat që janë në terren, të stacionuara në vendin e quajtur qafa e Komit, ku zjarri mund t’i afrohet një kompleksi blegtoral, të cilët janë evakuuar dhe nuk rrezikohen jetë njerëzore dhe ato të bagëtive.

Në pamundësi për të ndërhyrë me forca dhe mjete tokësore, sepse terreni është i vështirë, edhe ndërhyrje nga ajri për momentin është e vështirë nga era e fortë dhe prezenca e mjegullës.

Zjarr Tv Ad