Zjarret “pushtojnë” vendin, flet kreu i Zjarrëfikëses në Tiranë: Edhe hedhja e një cigareje mund të jetë fatale, do merren masa për këdo që përdor zjarrin edhe pa shkaktuar dëme

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke qenë se vatrat e zjarrit kanë qene të shumta në vendin tonë duke përfshirë  sipërfaqe të mëdha, Kreu i zjarrëfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj në një deklaratë për mediat u shpreh se qytetarët duhet të tregohen shumë të kujdesshëm sepse në këto lloj temperaturash edhe hedhja e një cigareje mund të jetë fatale.

I pyetur nga gazetarët për situatën në rang kombëtar ai tha se të gjitha ekipet e zjarrëfikëses janë vënë në lëvizje dhe duke qenë se janë të shpërndara në cdo bashki të vendit kanë mundësinë të shkojnë shpejt në vatrat e zjarrit duke mbrojtur banesat që të mos rrezikohen.

“Situata në  Tiranë  ka qenë relativisht e qëtë sa i përket zjarreve dhe në ligjin e Shërbimit Zjarrëfikës e kemi detyrim të ndihmojmë bashkitë fqinje ashtu sic  iu gjetëm bashkisë së Vorës me kapacitete shumë të mëdha,  30 forca të shërbimit dhe është eleminiuar vatra e zjarrit duke mbrojtur gjithë banesat. 3 zona problematike janë në Tiranë,  Dajti, zona e Mulletit dhe e Pezës dhe skuadrat kanë qenë shumë efikase duke i eliminuar pa u përhapur zjarret.

Në rang kombëtar nga 1 janari 2016 shërbimi zjarrëfikës ka shkuar në cdo territor,  në cdo bashki dhe u jep mundësi të shkojnë shpejt në vatrat e zjarrit ndërsa  ato me kapacitetet  më të vogla duhet tu kërkojnë organeve qendrore ndihmë.Përvec mjeteve një gjë e rendësishme është hapja e korridoreve në zonat kondrinore e fcila është një mënyrë e vjetër por shumë efektive  në mënyrë që automjetet të afrohet dhe zjarret të mos marin përmasa të mëdha”- u shpreh Goxhaj.

Ai tha gjithashtu se këtë vit në Tiranë nuk është konstatuar zjarrëvënie të qëllimshme dhe rastet janë shkaktuar më shumë nga pakujdesia e qytetarëve për të cilët do të merren masa edhe nëse e përdorin zjarrin pa shkaktuar dëme.

“Nuk kemi pasur këtë verë zjarrëvënie të qëllimshme por vitet e shkuara ka pasur dhe i kemi denoncuar por ajo që do thosha është që këto zjarre vijnë nga pakujdesia, cdo qytetar do të vihet para përgjegjesise edhe nese perdoret zjarri pa shkaktuar dëme sespe ai në pak sekonda merr përmasa që nuk përballohen dot, sepse ka qytetarë që duke eliminuar mbeturinat kanë humbur edhe jetën e tyre”-përfundoi Goxhaj.

Zjarr Tv Ad