Prej orësh vijon lufta me flakët, që kanë përfshirë që prej mëngjesit së ditës së djeshme, fushën e mbetjeve në Mbrostar të Fierit. Për neutralizimin dhe shuarjen e tyre, po punohet intesivisht me mjetet e tonazhit të rëndë, duke hedhur dhe tek vatrat e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrëfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit të cilat prej orësh po luftojnë për shuarjen e flakëve.
Situata është monitoruar gjatë gjithë natës për të shmangur përhapjen e flakëve, ndërkohë si pasojë e zjarrit, që tashmë është shtrirë në një pjesë të konsiderueshme të fushës së mbetjeve, është prekur edhe një pjesë e hekurudhës aty pranë.
Tymi toksik i cili po përhapet edhe më gjerë në gjithë qytetin e Fierit ka bërë që banorët të cilët kanë banesat pranë vatrës së zjarrit, t’i brakstisin ato dhe të largohen.