Zjarri në komisariatin e Kamzës, gazetari Elis Myrtaj: Policia tentoi të fshihte ngjarjen e rëndë, ja çfarë ndodhi me Arben Micin…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari i Fax News, Elis Myrtaj ka folur për rastin e zjarrit në komisariatin nr.5 të policisë në Kamëz ku u lëndua punonjësi i policisë Hajredin Boja, i arrestuari Dilaver Idrizi dhe humbi jetën Arben Mici. Myrtaj tha se komisariatet e policisë të gjitha kanë probleme, ndërsa theksoi se ngjarja e rëndë fillimisht ka pasur mungesë transparence pasi u tentua nga uniformat blu që të fshihen disa fakte.

Pretendimet e familjarëve – “Familjarët pretendojnë se ai nuk e ka rrahur nënën e tij por ditën e arrestimin ishte në efektin e ilaçeve, por duhet parë protokolli që kanë ndjekur. Komisariatet e policisë kanë probleme, kjo nuk është e para pasi ka edhe raste të tjera kur të marrin në pyetje apo paraburgosje. Pritet të konfirmohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo dosje po hetohet nga prokuroria e Tiranës. Kishte debat edhe përse këta dy persona nuk u ekzekutua vendimi i gjykatës per ti transferuar në qelite e burgut, por kjo u jostifikua me pretendimin se nuk kishte vende të lira.

Policia dhe mungesa e transparencës – Kjo ngjarje ka pasur mungesë transparence pasi policia e dinte shumë mirë çfarë ndodhi aty. Në fillim solli një njoftim duke thënë ka të lënduar s’ka të lënduar deri në momentin kur ishin gazetarët që kanë nxjerrë lajmin nga burimet e tyre pasi sipas informacioneve, viktima ka pasur djegie rreth 80% të trupit dhe ka dalë në gjendje të rëndë nga burgu. Është tentuar të fshihen disa fakte nga ana e policisë. Informacioni është dhënë rreth 2 orë e gjysmë më vonë dhe gjendja e tij ishte e rëndë.

Zjarrfikësit – Kanë shkuar 15-20 minuta pas njoftimin për zjarrin në burg. Për shkak të kësaj u është ngritur akuza policëve për mungesë të ndihmës. Zjarrfikësit kanë nxjerrë të lënduarit nga qelia”, tha Myrtaj

Flakët janë shpërndarë shumë shpejt në qeli, ku si pasojë u dëmtua dhe mori djegie në masë 20% dhe 61-vjeçari Idrizi. Shkak i ndërmarrjes së aktit të rëndë, dyshohet se ka qenë gjendja e rëndë psikologjike e të riut, ku nga dëshmitë edhe të familjarëve mësohet se ai herë pas herë shfaqte shenja depresioni, edhe pse nuk ka një kartelë mjekësore, pasi nuk është kuruar asnjëherë.

Pas ndërmarrjes së këtij akti burime thonë se i riu ka shkuar me shpejtësi në tualet, ku edhe ka humbur ndjenjat. Për ngjarjen e rëndë me një viktimë dhe 2 të plagosur, në pranga përfunduan, dy efektivë policie.

Zjarr Tv Ad