Zjarri në Komisariatin e Kamzës, reagon Komisioni i Rithemelimit: Përgjegjësinë e ka Ministria e Brendshme, pse nuk u mbyllën dhomat e izolimit

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Rithemelimit, që ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike pas vendimit të Gjykatës, ka reaguar për zjarrin që përfshiu Komisariatin e Kamzës mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë humbi jetën në dhomat e paraburgimit 26 vjeçari Arben Mici dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Komisioni i Rithemelimit akuzon Ministrinë e Brendshme se nuk i mbylli dhomat e izolimit në këtë Komisariat kur ia kërkoi Avokati i Popullit.

Deklarata e plotë:

Ngjarje tragjike qe ngjitet ne kufijte e vrasjes shtetrore ka ndodhur mbreme ne Komisariatin e Kamzes!

26 vjeçari nga Kamza, Arben Mici, vdiq tragjikisht ne dhomat e paraburgimit ne  Komisariatin nr. 5, Kamez, i djegur ose i asfiksuar nga renia e zjarrit ne kete komisariat!

Ndonese Avokati i Popullit ka rekomanduar mbylljen urgjente te dhomave te izolimit ne kete komisariat pasi kushtet jane çnjerzore, askush nuk ka zbatuar rekomandimet e ketij institucioni.

Te gjitha te dhenat flasin se ne kohen qe zjarri i merrte jeten te riut, policet kane qene duke pare ndeshjen Spanje-Shqiperi dhe reagimi i tyre ka qene i teper vonuar.

Partia Demokratike deklaron se pergjegjesi direkte per kete vdekje tragjike nga zjarri i te riut ne dhomat e izolimit ka Ministria e Brendeshme dhe Komisariati Nr 5 i Kamzes.

Ne nje vend normal nje minister mund te jape doreheqjen vetem per shkak te nje udhetimi te pajustifikuar, ndersa ne Shqiperi ministri i Brendshem nuk jep doreheqjen edhe kur humbasin jeten individe brenda institucioneve te kontrolluara prej tij.

Partia Demokratike i shpreh ngushellimet me te ndjera familjes se viktimes, e ndersa denon kete ngjarje te rende, kerkon vendosjen para pergjegjesise te autoreve te kesaj vrasjeje shteterore ne Komisariatin e Policise!

Zjarr Tv Ad