Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Bie zjarr në maternitetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01: 00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet se janë djegur të gjitha pajiset.
Lajmi është pohuar nga drejtori i spitalit dhe maternitetit, Alban Ramohitaj, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.
Sipas Ramohitaj, flakët kishin përfshirë katin e katërt të godinës, ndërsa 4 gra u zhvendosën nga ambienti në fjalë.
Sipas tij, zjarri ka rënë në një prej paneleve të energjisë elektrike, ndërsa shtoi se kati i katërt është jashtë funksionit.
Behet me dije se 17 femije bashke me nenat e tyre jane transferuar ne Tirane ndersa njoftohet se ne kryeqytet jane sjelle edhe gjithe rastet e urgjencave.