Zjarri vazhdon që të shkrumbojë pyje në Korçë, edhe pas 48 orëve

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një situatë e rëndë paraqitet në Korçë pasi zjarret vijojnë që të jenë aktive prej 48 orësh. Vatrat e zjarrit në pyllin e fshatrave, Lubonjë, Leshnje, dhe Roshanj në qarkun e Korçës, vazhdojnë që të jenë aktive edhe pasi banorët dhe zjarrfikësit po ndërhyjnë me ato mundësi që kanë.

Deri tani janë përshkruar nga flakët e zjarrit më shumë se 20 hektarë, kryesisht me Pishë dhe bimësi të ulët. Terreni i thyer malor e bën krejt të pamundur ndërhyrjen e mjeteve të shërbimit zjarrfikës në vatrat më aktive të zjarrit, ashtu siç bën të vështirë edhe ndërhyrjen e punonjësve të shërbimit zjarrfikës dhe të njësive administrative të bashkisë së Korçës, raporton Vizion Plus.

Pavarësisht përpjekjeve dhe punës në terren të punonjësve të angazhuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore, era e fortë që vazhdon të fryjë favorizon përhapjen e zjarrit. Momentalisht po punohet për izolimin e vatrave që të mos ketë përhapje më të madhe të flakëve në masivin pyjor.

Zjarr Tv Ad