Debate të ashpra janë zhvilluar në seancën e sotme në Kuvend. Deputeti demokrat Dashnor Sula tha se në radhët e mazhorancës ka dhe deputete që janë të nderuara dhe të korruptuara.
Deklaratës së tij iu përgjigj ministrja Elisa Spiropali duke thënë se kryeministri I saj bën kilometra për të marrë çmime lidhur me performancën e tij në qeverisje.
“Ky është luksi”- e replikoi Sula më pas.
Spiropali i tha që të tregohej i kujdesshëm me stereotipizimin gjinor dhe të mos etiketonte gratë në atë mënyrë. Pjesë e debatit është bërë dhe ministrja Belinda Balluku e cila ka thënë se gratë e kabinetit dallojnë nga ato të gardës sepse vishen me kostume të zeza.
Pjesë nga diskutimi në Kuvend:
“Shquheni për të bërë kilometra. Kryeministri jonë i ka bërë kilometrat me charter. Këto janë të vërteta. Ky është luksi. Ka dhe zonja të nderuara në qeveri dhe jo të korruptuara. Ka dhe deputetë me integritet. Ka dhe deputetë që kanë zonat e tyre të parajsës. Unë fola me shifra. Për të bërë paradë mode unë nuk di ta bëj paradën e modës”, tha Dashnor Sula.
“Kujdes me steriotipizimin gjinor, se këto gratë që etiketove ti mbajnë barrën më të rëndë të kësaj qeverie, sepse përbëjnë mbi 70 të kabinetit. Pastaj për flokë e për xhelra, dihet se kë keni ju”, iu përgjigj Spiropali.
‘Ne dallohemi pak nga vajzat e gardës, se jemi të gjitha të veshura me kostume të zeza, me pantallona se duhet të shkojmë dhe në rrethe. Kështu që mos ti futemi se kush bën modë zotëri, se thatë ministret po bëjnë modë.’– tha Balluku.
( Faxweb.al)