Zoran Zaev për ushtrinë e Kosovës

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Zoran Zaev duke u shprehur rreth formimit të ushtrisë së Kosovës, ka ndarë mendimin e NATO-s, se nuk është koha e përshtatshme. Ai u ka bërë thirrje liderëve të rajonit që të kontribuojnë për paqën, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik.

Zoran Zaev – Kryeministër: “Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është kështu – nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Edhe një herë, të mos harrojmë se Ballkani nuk e ka ndërmend të bëhet përsëri barut. Ju bëj apel kolegëve, kryeministrave, kryetarëve të shteteve, të kenë kujdes në hapat e tyre”. Konform të drejtës ndërkjombëtare, formimi i Ushtrisë së Kosovës është një çështje e brendshme, por duke i ndjekur ngjarjet e përgjithshme në Ballkan, kjo bëhet çështje diskutabile-vlerëson Kryetarja e Qendrës Marshal për siguri Lubica Pendarovska.

Lubica Pendarovska – “Qendra Marshal”: “Momentalisht marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit shkojnë prapa, pas një periudhe të përmirësimit të marrëdhënieve tani kemi përkeqësim dhe ndërprerje formale të negociatave. Ndaj qëndrimin dhe shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare se ky nuk është një moment I përshtatshëm për formimin e ushtrisë së Kosovës”. Pendarovska është prononcuar edhe rreth rrethanave nëse ekziston nonjë rrezik për sigurinë në Maqedoni.

Zjarr Tv Ad