Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i ka befasuar të gjithë pasi ka deklaruar se është shqiptar. “Unë kam prejardhje shqiptare ortodokse, si nga gjyshja, ashtu edhe nga gjyshi që nga Ilirët e Strumicës që kur pranuan besimin ortodoks. Me kalimin e kohës, sllavët, kryesisht me dhunë na asimiluan dhe imponuan gjuhën maqedonase. Mirëpo e gjitha kjo është histori. Unë fal dhe duhet t’i harrojmë ato gjëra tani dhe duhet do të ndërtojmë një shoqëri dhe jetë për të gjithë. Nuk di të flas në gjuhën shqipe, pasi shqipen nuk e kam gjuhë amë, por gjuhën e stër-stër-stër gjyshërve, por nuk ka rëndësi si flasim, por si ndjehemi. Unë ndjehem shqiptar ortodoks“, u shpreh Zaev. Nga ana tjetër, kryeministri maqedonas tha se edhe në Greqi ka shqiptarë ortodoksë duke shtuar se janë 25 milionë shqiptarë ortodoksë. “Më shumë se 25 milionë shqiptarë ortodoksë jetojnë në Ballkan, kryesisht në IRJM, Greqi, Shqipëri dhe Serbi. Kjo është arsyeja pse ne kuptojmë me lehtësi grekët. Gruevski ishte fashist dhe etnikisht i pastër, dhe me një njeri të tillë nuk mund të negociohet”, thotë Zaev.
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...