“Zoti ruajti fëmijët nga tragjedia”, deputeti poston fotot e rënies së tavanit në një shkollë në Lushnjë: Ky është arsimi juaj si në Europë?!

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka rënë suvaja në shkollën e fshatit Golem të Lushnjës.

Denoncimin e ka bërë deputeti i PD, Saimir Korreshi me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku poston foto nga shkolla dhe thotë se Zoti i ka ruajtur fëmijët nga tragjedia.

Ndër të tjera ai shkruan se kjo shkollë ka që në ’70 që nuk i është vënë dorë dhe se thesht ëshë lyer për të mbuluar defektet.

Postimi i plotë i Korreshit:

Zoti ruajti femijet nga tragjedia!

Pamjet e meposhtme jane te shkolles se fshatit Golem, Bashkia Lushnje.

Tavani ka rene gjate oreve te para te mengjesit kur fatmiresishte nuk kishte femije!

Fotot e tjera tregojne qe kollonat dhe traret e betonit jane duke ceduar dhe paralajmerojne nje tragjedi me te madhe.

I kane dhene nje boje qe ti maskojne por vetem sa kane mbuluar nje katastrofe urbane.

Kush ishte inspektori qe ka verifikuar sigurine e struktures shkollore nga Bashkia Lushnje?

Po nga ZA Lushnje ka denjuar njeri te verifikoje?

Zonja ministre jeni lajmeruar ju per kete katraure?? A e dini ju se kjo shkolle ka qe ne vitet 70 qe nuk vihet dore ??

Ky eshte arsimi juaj si ne Europe??

Turp e faqe e zeze. Por shyqyr qe ka zot e suvate bien naten e jo mbi kokat e femijeve.

Zjarr Tv Ad