“Zoti shterpa”, Rezart Veleshnja akuza Altin Bashës: Mos vidh nga Portokallia se do të heqin fare, ty të kam lënë Oltin

0
282
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rezart Veleshnja ka akuzuar regjisorin e spektaklit të humorit ‘Kosherja’ se po kopjon ‘Portokalli’. nuk e ka pritur aspak mirë. Sipas tij Basha nuk ka krijuar asgjë të re në programin konkurent, por vijon të kopjojë “Portokalli”.

Nëpërmjet disa postimeve të bëra në Instagram, Veleshnja akuzon Bashën se ka vjedhur tekst idenë dhe teksin e aktorit Florjan Binaj për një pjesë të luajtur në “Kosherja”.

Shumë nga njerëzit e panë emisionin tënd për të parë aftësitë e tua se si do të ishte, gjë që i zhgënjeve totalisht. E panë dhe se deri ku do të arrinte kopjimi jot, i asaj që e kemi bërë ne dhe jo se panë një emision të krijuar nga hiçi. Një hiç, pra aftësitë dolën në pah? Të lutem me shpirt po e shkruaj këtë si një letër e babagjyshit e vitit të ri mos vidh për këtë vit se do zhgënjesh akoma më shumë dhe do të heqin fare! Megjithëse ti gjithmonë gjen vend. Ike nga shtëpia e Top Channel, shkove ja more shtëpinë Kiço Londos, kështu që mos vidh punën tonë! Për shembull me numrin me pasqyrën me Ramën e ka luajtur Flor Binaj, para tre vjetësh, teksti dhe ideja e Florjan Binajt. Se ke ikur dhe nga Topi e s’ke lek të përballosh dhe gjyqet. P.S meqenëse e ikur te TV KLAN (që çfarë nuk ke vjell për Frangajn), ke të fala nga Sandri”, shkruan Rezarti.

Më tej ai vijon me thumbimet duke e quajtur Altin Bashën ‘zoti shterpa’. Në fund, aktori i thotë që të kam lënë Oltin, duke iu referuar Olti Currit, i cili po ashtu ka dalë në disa akuza të rënda kundrejt regjisorit.

Asnjëherë s’ke pranuar për të nxjerrë emrat e aktorëve për t’i nxjerrë në Portokalli pse e paske aplikuar këtu? Po bën atë që s’ke lejuar kurrë të bëhet në Portokalli! Zoti shterpa! apo e shite për ide tendën! Kam shume gjera por s’po merrem më se veç rëndësi të jap ndërkohë s’ke pikë vlere! Siç thotë Ardi Daullxhiu të kam lënë Allahun, unë ty të kam lënë Oltin!”

Zjarr Tv Ad